Kanë nisur sot në Skenderaj punimet për zgjerimin e sheshit “Adem Jashari”, projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, në vlerë rreth 180 mijë euro.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se sheshi “Adem Jashari” do të jetë më i bukur dhe më i gjerë për të gjithë qytetarët, por edhe ata që vijnë ta vizitojnë Skenderajn. Fillimisht, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 190.000,00 euro, derisa për të njëjtin tender është arritur të nënshkruhet për vlerën 179.045,64 euro.
Në kontratë bëhet e ditur se tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik DELTA – CCD SH.P.K.; N.N.T. A.B.C. ; A- Z Group SH.P.K.
Ndryshe, kohëzgjatja e kontratës është 120 ditë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë