Sot nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës. Pjesa e parë e këtij testi përbehet nga pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.
Në të dy pjesët, testi do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 përqind të përgjigjeve të sakta.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.
Masa ndëshkimi janë paraparë për maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar, ndërkohë që zhurmues të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit.Në total, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...