Sipas institutit, në vitin 2018, gjithsej 90,840 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 63,424 kanë marrë vizë Shengen.
EPIK thotë se kanë analizuar më në detaje shkallen e refuzimit të vizave në rastin e Kosovës, pasi që kjo përbënë një nga indikatorë më të rëndësishëm që merret parasysh në kuadër të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
“Në vitin 2018, gjithsej 90,840 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 63,424 kanë marrë vizë Shengen. Shkalla e refuzimit të vizave ishte 21.6%. Në vitin 2018, shkalla e refuzimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për pajisje me vizë Shengen është përkeqësuar krahasuar me vitin 2017, nga 19.6% (2017) në 21.6% (2018). Në vitin 2018, më së shumti aplikacione për vizë janë bërë në Gjermani me 32,529 aplikacione, nga cilat u miratuan 25,058, Zvicër me 30,712 aplikacione, nga cilat u miratuan 24,504 dhe Greqi me 6,922 aplikacione, nga cilat u miratuan 6,039. Në vitin 2018 Kosova ishte në vendin 39 nga të gjitha vendet e botës për nga shkalla e refuzimit të vizave për vizë Shengen. Kështu, Kosova ishte e ranguar më dobët se sa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina të cilët kanë pasur shkallë më të ulët të refuzimit të vizave se Kosova në vitin 2018. Në veçanti është me vlerë krahasimi i shkallës së refuzimit të vizave të Kosovës me dy vende të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave në vitin 2017 – Gjeorgjia dhe Ukraina. Në vitin 2016, Gjeorgjia kishte shkallen e refuzimit të vizave prej 12.1%, ndërsa Ukraina 3.2%”, thuhet në komunikatë.
Viza Shengen është vizë e qëndrimit të shkurtër që lejon mbajtësin e saj të qarkullojë në zonën Shengen. Zona Shengen mbulon 26 vende (“Shtetet Shengen”) pa kontroll kufitar midis tyre. Këto vende janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Viza Shengen nuk është vizë e cila jap të drejtë pune apo studimi. Viza Shengen është autorizim i lëshuar nga një Shtet i Shengenit i cili mundëson transitin apo qëndrimin në territorin e Shtetit Shengen në periudhë prej jo më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve (“viza afatshkurtër”), transiti përmes pjesëve transit të aeroporteve të Shteteve Shengen (“viza transit e aeroporteve”)./arbresh.info/
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...