Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së ardhshme do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Nga burime diplomatike mësohet se Thaçi dhe Trump do të flasin për iniciativën e përkrahur nga SHBA-ja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një gjë e tillë ishte krejtësisht e pritur pas deklaratave të dhëna ditë më parë nga këshilltari për siguri i presidentit Trump, John Bolton.
Në një konferencë me gazetarë në Kiev të Ukrainës, Bolton kishte thënë se politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, SHBA-ja nuk përjashton korrigjimet territoriale, raporton KP.
Presidenti Thaçi dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes paqësore.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel