Cristiano Ronaldo i dërgon mesazh Zinedine Zidanes pas largimit nga Real Madridi

15:56 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas njoftimit nga Zinedine Zidane për largim nga roli i tij si trajner në klub.

Zidane shijoi një sukses të jashtëzakonshëm brenda dy sezoneve e gjysmë në Bernabeu duke u bërë trajneri i parë që ka fituar Ligën e Kampionëve në kohën moderne tri herë radhazi, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: A kishte Cristiano Ronaldo ndikim në vendimin për largim të Zinedine Zidanes?

Real Madridi fitoi gjithashtu titullin në La Liga gjatë kohës së tij, ndërsa Ronaldo siguroi Topin e Artë të pestë nën udhëheqjen e francezit.

Vendimi i Zidanes tronditi të gjithë botën e futbollit dhe Ronaldo ka reaguar duke falënderuar trajnerin e tij për kohën e kaluar së bashku. Së bashku me një foto të tij me Zidanen, Ronaldo shkroi një mesazh në Instagram:

“Ndihem vetëm krenar që kam qenë lojtari juaj. Zotëri, faleminderit shumë”

Zinedine Zidane kishte kontratë me klubin në Bernabeu deri në vitin 2020./arbresh.info/

https://instagram.com/p/BjcVfOHFT32/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme