Federata e futbollit të Kosovës e ka konfirmuar lajmin se ndeshja mes Kosovës dhe Iranit nuk do të zhvillohet.
Irani që është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, kishte dhënë disa kushte, njëri prej tyre është që të mos kishte tifozë.
FFK-së kjo nuk i ka pëlqyer dhe ka vendosur që ta anulojë ndeshjen.
“Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin”.
“Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në”.
“Në fakt, kërkesa ishte që ndeshja të zhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje”.
“Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor”, thuhet në njoftimin e klubit.
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...