Zinedine Zidane ka mohuar se i pakënaquri Cristiano Ronaldo nuk ka pasur ndikim në vendimin e tij befasues për largim nga Real Madridi pas tri sezoneve në detyrë.
Zidane njoftoi pasditen e sotme (e enjte) se do të largohet nga kampioni evropian pasi fitoi për të tretën herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.Ai është pyetur në konferencën e tij të fundit nëse Ronaldo ka luajtur ndonjë rol në vendimin e tij, por francezi ka hedhur poshtë këto sugjerime.
“Unë kisha respektin e të gjithëve, mbi të gjitha të lojtarëve, gjë që ka qenë fondamentale për arritjen e gjërave”, ka thënë Zidane. “Lojtarët nuk kanë të bëjnë asgjë me vendimin tim, e gjitha është nga ajo që mendoj”
Zinedine Zidane kishte kontratë me klubin në Bernabeu deri në vitin 2020./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...