Momenti kur Zinedine Zidane njofton për largimin nga Real Madridi

14:58 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

Njoftimi i Zinedine Zidanes për largim erdhi vetëm disa ditë pasi francezi i siguroi atyre trofeun e tretë radhazi evropian.

Pas fitores 3 me 1 kundër Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, trajneri francez tronditi botën e futbollit duke konfirmuar largimin nga klubi në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.

“Kam marrë këtë vendim për të mos vazhduar vitin e ardhshëm si trajner i Real Madridit”, ka thënë ai. “Ky është momenti i duhur për të gjithë, ndoshta mund të duket pak e çuditshme, por duhej të kryej në të mirë të të gjithëve, lojtarëve, klubit dhe vetës time”

“Skuadra duhet të vazhdoj të fitoj dhe ka nevojë për një ndryshim pas tri viteve – një zë tjetër, një metodë tjetër për të punuar”

“Vendimi mund të mos ketë kuptim tek njerëzit e tjerë, por ka kuptim për mua”

“Ky është një moment për të bërë një ndryshim, gjithashtu edhe për lojtarët, pas tri viteve ky është vendimi i duhur”

Zinedine Zidane kishte kontratë me klubin në Bernabeu deri në vitin 2020./arbresh.info/

Më poshtë mund të shikoni momentin kur francezi dha dorëheqje:

https://twitter.com/guardian_sport/status/1002166191056736257

https://www.youtube.com/watch?v=Rcwau9P14p4&feature=youtu.be

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme