Ylli i Paris Saint Germain dhe Brazilit, Neymar ka lavdëruar babain e tij, por insiston se vendos vet për të ardhmen e tij.
Neymar është përfolur për transferim te Real Madridi pas vetëm një sezoni në PSG, ku arriti pas tarifës që theu rekord botëror prej 222 milionë euro nga Barcelona në vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Babai i 26-vjeçarit ka vepruar gjatë si një këshilltar i tij dhe gjithashtu shërben si agjent i tij, por Neymar Jr. ka thënë se çdo vendim rreth karrierës së tij ishte në duart e tij.
“Babai im nuk i merr vendimet për karrierën time. Unë jam ai që vendos rreth asaj”, i ka thënë ai revistës braziliane ‘VIP’. “Ai është këshilltari më i mirë të cilin unë mund të pyes, por në fund është fjala ime”
“Babai im përkujdeset për çështje të tjera që funksionojnë paralelisht në futboll në mënyrë që unë mund të fokusohem vetëm në profesionin tim”
Neymar ka shënuar 28 gola brenda sezonit të tij të parë te Paris Saint Germaini dhe ka kontribuuar gjithashtu me 18 asistime brenda vetëm 30 ndeshjeve./arbresh.info/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë