Mbrëmë u sulmua fizikisht këngëtarja Baby G nga shoqja e saj, Blerta Gashi.
Pas këtij rasti këngëtarja dhe Blerta Gashi kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar versionet e tyre të ngjarjes, shkruna arbresh.info.
Pasi që ish-mikja e Baby G deklaroj që këngëtarja është duke duke u shtirë si viktimë dhe të gjithë e dinë sa gënjeshtare është ka ardhur edhe reagimi i Baby G e cila ka kërcënuar se këtë rast nuk do ta lërë me kaq.
“’Nuk kam ndonjë arsye për të gënjyer por ti ke shumë. Pasi keni ndaluar goditjet mbi mua dhe më patë në dysheme, bërtisnit se doni ta vrisni veten. Nëse nuk do ta kishit bërë këtë, nuk do reagonit ashtu.
Ndoshta ti mund të thuash jo por ti dhe tre personat e tjerë që ishin këtu, të gjithë e dinë atë që ti thua, çka bën dhe çka ka ndodhur. Është normale për ty të thuash se unë po gënjej. Unë them se ma bëre këtë mua, ti thua se ta bëra ty. Dhe mos më kopjo atë çfarë unë e them pasi ajo çka më ndodhi mua nuk të ndodhi edhe ty, s’jemi në të njëjtën pozitë pasi derisa unë isha në spital ti po relaksoheshe në shtëpi.
Pse u zemëruan familja dhe miqtë e mi? Babai yt erdhi dhe më përqafoi mua pasi më pa në spital. Do të vijë me fakte dhe nuk do ta lë me kaq. Nëse nuk do të isha artiste do të isha avokate’’, ka shkruar Baby G në InstaStory.
Konflikti në mes të dy vajzave ndodhi në Dubai ndërsa rasti tashmë është denoncuar në polici./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...