Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 46 vota për, 18 kundër kanë votuar për emërimin e gjashtë anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Deputetja e PDK-së, Sala Berisha – Shala kërkuar nga deputetët që të votojnë anëtarët e bordit të AKP-së për shkak të vonesës në kompletimin e këtij institucioni.
Propozimi për plotësim për anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka ardhur në Kuvend në fillim të këtij viti kalendarik, duke e ditur që nga dhjetori ky bord është pa anëtarë, ne nuk kemi arritur t`i emërojmë për pesë muaj. Është në të mirë që sot të votojmë për mandatin e anëtarëve të bordit të Agjencisë “, tha deputetja Berisha – Shala.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 70 vota për kanë miratuar edhe propozim-Rezolutën nga debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave.
Poashtu, me 70 vota janë votuar edhe rekomandimet nga debati parlamentar në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...