Veseli tregon kur do të ndodh liberalizimi i vizave

10:29 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeparlamentari, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për disa udhëtime që do ti bëjë gjatë muajit qershor jashtë vendit për liberalizimin e vizave.

Veseli ka thënë se në fund të muajit dhjetor pritet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza ne Europë, shkruan arbresh.info.

“Presim lëvizjen e lirë të qytetarëve në fund të muajit dhjetorë. Kosovaret nuk duan të kërkojnë azil ne vendet e bashkimit europian. Liberalizimi i vizave do të ndodh” tha Veseli.

Ai ka treguar se do të udhëtojnë në Vjenë, Strasburg e Berlin.

“Vetëm janë konfirmuar vizitat ne Vjenë pastaj në Strasburg në Francë. Në të gjitha këto takime do të jem i shoqëruar nga kolegët parlamentar. Kjo duhet ndodh dhe do të ndodh” ka thënë Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme