Shifrat e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të cilat janë bërë publike së fundi tregojnë se Shqipëria është një ndër vendet që ka pasur aplikimet më të larta në krahasim me numrin e popullsisë.
Sipas faqes zyrtare të aplikimeve për Lotarinë Amerikane rezulton së në vitin 2016 kanë qenë 266 mijë njerëz që kanë kërkuar që të shkojnë në Amerikë në këtë mënyrë.
Këto janë shifra të cilat tregojnë një trend të lartë në aplikime pasi tregojnë se më shumë se 10% e popullsisë ka kërkuar që të largohet nga vendi vetëm në një vit.
Po ashtu ky trend ka vijuar edhe në vitin 2017 ku kanë qenë më shumë 315 mijë persona që kanë aplikuar.
Ndërsa në vitin e fundit, kjo shifër rritet akoma më shumë, pasi shkon në më shumë se 367 mijë aplikues që tregon se trendi është vetëm në rritje.
Këto shifra tregojnë një dëshirë të shqiptarëve për t’u larguar nga vendi – shifra që janë vërtetë të frikshme.
Shqipëria sot numëron më pak 3 milionë banorë, ku vetëm 1 milion kanë kërkuar që të largohen për në Amerikë, por një pjesë tjetër e cila përsëri është shumë e madhe ka kërkuar azil në vende të ndryshme në Evropë.
Shifrat e aplikantëve rriten akoma më shumë,pasi nëse shohim shifrat që nga viti 2012, për çdo vit aplikuesit kanë qenë më shumë se 100 mijë.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt