Google ADS

Blendi Fevziu në Top Channel?

00:49 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Blendi Fevziu duket se po shkon drejt divorcit me TV Klanin pas 20 vitesh bashkëpunim ku ka drejtuar emisionin më jetëgjatë dhe më të ndjekur të debatit televiziv politik në Shqipëri –  “Opinion”.

Gazetari i njohur ka komunikuar dhe ka konfirmuar për herë të parë publikisht ekzistencën e mundësive konkrete drejt këtij hapi të mundshëm që mund të ishte edhe lëvizja më e bujshme në mediat shqiptare gjatë vitit 2018, raporton “Alpenews.al” .

I pyetur nëse janë të vërtetë zërat e ndryshëm rreth një largimi të tij nga ekrani i televizionit kombëtar Klan drejt një televizioni tjetër kombëtar siç është ai Top Channel, Fevziu tha se “ende nuk kam vendosur” për këtë lëvizje.

I pyetur përsëri nga Alpenews.al nëse kjo do të thotë se ai ka patur një ofertë konkrete të cilën po e gjykonte, Fevziu shkoi më tej duke konfimuar se “kam biseduar me Top Channel”.

Gazeta Tema më herët raportoi se burimet e saj “bëjnë me dije se fërkimet e tij me Aleksandër Frangajn duket se janë shfaqur në disa intervista të Fevziut, ku flet për oferta të tjera dhe pakënaqësi që Frangaj e ka anashkaluar nga influenca mbi pushtetin. Me shkuarjen e Ben Blushit tek Top Channel, Fevziu duket se ndjehet më i sigurtë në hapin e tij. Ai do të jetë në prime time nga e hëna në të enjte dhe mund të ketë një kontratë më të shtrenjtë se aktualisht në TV Klan”.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje në merkaton mediatike, nëse ndodh, do të jetë që tani përpara pushimeve të verës apo gjithçka mund të ndodhë pas pushimeve verore, në shtator, kur të fillojë edhe sezoni i ri mediatik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme