Harvey Weinstein akuzohet për përdhunim dhe krime penale

00:36 | 31 Maj 2018
Trina Galanxhi

Producenti i njohur Harvey Weinstein është akuzuar zyrtarisht për përdhunim dhe krime penale nga një gjykatë në Nju Jork.

Prokurori i Distriktit të Manhatanit Cyrus Vance tha se aktakuza e sjell producentin një “hap më pranë përgjegjësisë për krimet e dhunës me të cilat ai është akuzuar”, transmeton portali arbresh.info

Vance është zotuar se do të gjykojë rastin në gjyq, dhe jo nëpër media.

Producenti i njohur është akuzuar nga një numër i madh aktoresh për përdhunim dhe ngacmim seksual./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme