Që të keni më shumë energji, të ndjeheni më mirë e madje që të humbisni peshë niseni ditën me një pije të thjeshtë.
Bëhet fjalë për ujë me limon dhe mjaltë.
Në një filxhan të mbushur me ujë hidhni një lugë të mesme me mjaltë dhe shtrydhni gjysmën e limonit.
Përfitimet nga kjo pije nuk janë të pakta.
Mbron nga infeksionet
Kjo pije stimulon sistemin e tretjes dhe zorrës së trashë, kështu që ju nuk do të keni asnjë problem me kapsllëkun. Gjithashtu ajo vepron si një diuretik, pastron sistemin urinar dhe mbron trupin tuaj nga infeksionet.
Përmirëson tretjen
Limoni ndihmon mëlçinë. Mjalti ka veti antibakteriale që mbrojnë kundër infeksioneve. Gjithashtu, ajo ndihmon në prodhimin e mukusit në stomak dhe lirimin e toksinave nga trupi.
Lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme
Limoni ka shumë përfitime në lëkurë dhe gjithashtu ndihmon për të pastruar gjakun dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja të gjakut. Përzierja me ujë dhe mjaltë ka një efekt antibakterial dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...