Në Kosovë punë ka shumë, por në anën tjetër ka edhe probleme. Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se e bashkuar duhet të kërkojë ndryshime nga ata që ndejnë nëpër zyra dhe të cilët duhet punë, veprime e jo fjalë boshe.
Kështu tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit në Kuvendit e VI zgjedhor në regjionin e Prizrenit, ku komuniteti i biznesit zgjodhi edhe delegatët për Kuvendin e Përgjithshëm të AKB-së.
Shahini, shtoi se asnjëri nuk ka menduar se pas 15 vjetëve të çlirimit nga Kosova të ikin mbi 100 mijë qytetarë në vende tjera për jetë më të mirë. Ai tha se tashmë vendi tashmë ka më pak konsumator dhe atë mbi 100 mijë dhe pasojat do të jenë afat gjate.
“Askush nuk duhet të frikësohet nga reformat ekonomike, sepse ato do të kenë rolë të fuqishëm të zhvillimit ekonomik. Shqetësimet e biznesit duhet të merren seriozisht”, tha Shahini, raporton Koha.net.
Kryetari i AKB-së, nga Prizreni bëri të ditur se Kosovës i duhet investitorë edhe më të fuqishëm dhe për të thithur ata duhet ndryshuar politikat fiskale. Politikat nuk janë adekuate dhe të cilat duhet ndryshohen.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi aktivitetet para bizneseve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e vendit. Ajo i informoi se tashmë AKB-ja i ka adresuar kërkesat dhe propozimet tek institucionet lagjislative dhe ato ekzekutive për ndryshmin e ligjeve si Ligji i TVSH, atij të Tatimit të Korporatave si dhe Ligjit të të ardhurave personale, duke kërkuar që propozimet e prodhuesve të miratohen.
Nga ana tjetër koordintor i AKB-së për regjionin e Prizrenit në detyrë Liman Asllani, tregoi se ka qenë i angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të bizneseve të kësaj ane, sidomos sektorit prodhues./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...