Mediat serbe: Zhegrova turpëroi Shqipërinë

22:48 | 30 Maj 2018
Arbresh Info

“Shikoni se si një lojtar i Kosovës turpëron Shqipërinë” – është titulli i artikullit.

Në Serbi i është kushtuar vëmendje e veçantë veprimit të Edon Zhegrovës, gjatë ndeshjes Kosovë – Shqipëri.

Media serbe “kurir.rs”, i ka kushtuar një artikull veprimit që Edon Zhegrova, bëri në ndeshjen me Shqipërinë, për të cilin vetë futbollisti kërkoi falje pas ndeshjes, duke thënë se nuk kishte asgjë të keqe, dhe nuk e kishte bërë për të tallur askënd.

“Shikoni se si një lojtar i Kosovës turpëron Shqipërinë” – është titulli i artikullit.

Teksa e quajnë surprizuese fitoren e Kosovës ndaj Shqipërisë, me rezultatin 3-0, Kurir pasqyron edhe veprimin e Zhegroës, “alla Neymar”, teksa në një moment vendos topin mbi kokë gjatë lojës, si një mënyrë jo respekti për kundërshtarin.

https://twitter.com/ShkumbinGerguri/status/1001724898291707904

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme