Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ai do të kishte dashur të kishte zgjedhur dikë tjetër dhe jo Jeff Sessions për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të tërheqjes së tij nga mbikqyrja e hetimeve rreth lidhjeve mes zyrtarëve të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë në vitin 2016, për shkak të kontakteve që kishte patur me ambasadorin e Moskës në Uashington.
Zoti Trump e ka kritikuar shpesh vendimin Sessions për heqjen dorë nga kjo çështje, duke shprehur irritim se ky vendim e kishte privuar atë nga dikush që ai mendon se duhet të jetë besnik ndaj tij në agjencinë më të lartë të zbatimit të ligjit në vend për ta mbrojtur nga hetimi njëvjeçar i kryesuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.
Zoti Trump e shprehu përsëri zemërimin e tij në një postim në Twitter, duke cituar një intervistë televizive të ligjvënësit republikan Trey Gowdy sipas së cilit zoti Sessions, një mbështetës politik i hershëm i presidentit, nuk i pati thënë zotit Trump se do të hiqte veten nga mbikqyrja e hetimit të Rusisë, përpara se ai ta emëronte atë në pozitën më të lartë ligjore të vendit.
Zoti Gowdy tha se edhe ai do të ishte ndjerë “i zhgënjyer” në një situatë të tillë nëse nuk do t’i ishte thënë më parë se prokurori i tij i përgjithshëm nuk do të merrej me “cështjen më të rëndësishëm të detyrës së tij”.
Zemërimi i zotit Trump me zotin Sessions ka nxitur shpesh spekulime në Uashington se presidenti do ta shkarkojë atë ose zëvëndës prokurorin e përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili po mbikëqyr hetimin që po kryen zoti Mueller.
Por ligjvënës kryesorë republikanë kanë paralajmëruar zotin Trump të mos e shkarkojë zotin Sessions, duke pasur frikën se kjo mund të çojë në nisjen e një procedure për shkarkimin e zotit Trump. Po sipas tyre largimi i zotit Sessions nuk do të garantonte votat për miratimin e një kandidature të re për këtë post në një Senat politikisht të fragmentarizuar, ku republikanët kanë vetëm 51 vende nga 100 gjithsej./VoA/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...