E përditshmja zvicerane ‘Blick’ është duke raportuar sot (e mërkurë) që e ardhmja e Xherdan Shaqirit do të vendoset para Kampionatit Botëror dhe Tottenhami është duke kërkuar nënshkrimin me anësorin e Stoke City.
Pas 10 viteve në Premierë Ligë, Stoke City ka rënë në Championship me përfundimin e sezonit 2017/18, transmeton portali arbresh.info.
Stoke City përfundoi në pozitën e 19-të në ligë me vetëm 33 pikë pas 38 ndeshjeve. Ata kishin gjithashtu një rekord të tmerrshëm në mbrojtje duke pranuar 68 gola sezonin e kaluar në Premierë Ligë.
Si rezultat i kësaj, top lojtarët e skuadrës së Stoke City do të largohen nga klubi dhe Xherdan Shaqiri është njëri prej tyre, ndërkohë që Tottenhami besohet të jetë duke kërkuar nënshkrimin me të për momentin.
26-vjeçari kosovar ka shënuar 15 gola dhe ka asistur 15 herë brenda 92 paraqitjeve te Stoke City./arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?