Kuvendi i Komunës së Prishtinës pritët që nesër të miratoj Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë Policisë së Kosovës.
Kjo pronë do të jepet në shfrytëzim për Policinë e Kosovës për ndermin e një objekti që do të mund të ofronte siguri për Ambasadën Amerikanë që gjendet në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Prona e paluajtshme që do të jepet në shfrytëzim ka këto karakteristika: parcela kadastrale nr.07189-0, Zona Kadastrale Prishtinë, të evidentuar në certifikatën e pronësisë P-71914059-07189-0, pasurisë shoqërore e Kuvendit Komunal, nga sipërfaqja e përgjithshme prej 3613 m2 jepet në shfrytëzim sipërfaqja prej 500 m2.
Prona e paluajtshme do të jepet në shfrytëzim pa kompensim.
Fillimisht për shfrytëzimin e kësaj prone Komunës së Prishtinës i është drejtuar Policia e Kosovës.
“Siç jeni në dijeni punimet e dertimit të objektit të Ambasadës Amerikane janë në zhvillim e sipër. Të jeni në dijeni se të gjitha objektet e Ambasadave të huaja ën Kosovë, Policia e Kosovës u ofron siguri e objekteve të tyre, po ashtu Policia e Kosovës do të ofrojë siguri edhe në objektin e Ambasadës Amerikane. Në takimet e mbajtura me zyrtaret përgjegjës të Ambasadës Amerikane dhe Policisë është bërë vlerësimi i vendit të dertimit të objektit dhe është identifikuar parcela ku duhet të dertohet objekti për sigurinë e Ambasadës”, thuhet në kërkesën e Teuta Krasniqi, u.d e drejtorit për menaxhimin e objekteve të Policisë së Kosovës.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë