Mijëra protestues anti qeveritar, me sllogane dhe banderola kundër qeverisë, kanë marshuar dhunshëm dhe kanë vandalizuar kryeqytetin grek, transmeton arbresh.info.
Pjesë e protestuesve kanë qenë punëtorë grekë, emigrant të huaj, student e pensionerë të cilët nuk janë dakord me qeverisjen shtypëse atje.
Protesta është organizuar nga shoqatat e punës në një “paralizë” totali për 24 orë
I gjithë vendi është bllokuar përfshirë këtu disa fluturime, metroja e qytetit dhe shumica e dyqaneve që janë pjesë e sektorit publik.
Nikos Papageorgiou, një anëtar i komitetit ekzekutiv të sindikatës komuniste PAME, ka qëndruar para një turme masive të anëtarëve të sindikatave në Sheshin Omonia
“Ky është viti I nëntë I krizës dhe pamje e përgjithshme e klasës punëtorë është në skamje nga papunësia dhe pagat minimale” tha Papageorgiou.
“Kërkesat tona nuk janë vetëm rritja e rrogave por përmirësimi i të drejtave bazike për punëtorët.” ka shtuar Papageorgiou./Arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...