Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deklaroi sot në Vjenë, se ka marrë mbështetjen nga Austria për anëtarësimin e vendit tonë në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Interpolin dhe UNESCO-n, ndërsa shprehu besimin se data për heqjen e vizave do të dihet deri në fund të këtij muaji.
Ai pas takimit me ish-kancelarin Wolfgang Schussel, ku mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se kanë marrë mbështetje për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa potencoi se presidenti Thaçi ka marrë mbështetje për ta udhëhequr këtë proces të dialogut.
“Unë kam qenë dje në delegacion prej takimit të parë deri në fund, prej kur u takuam me kancelarin Kurtz, presidentin e Austrisë, me ish-presidentin e Austrisë dhe çdo kund është nënvizuar përkrahja e Austrisë me krejt potencialin e saj ndaj Kosovës. Së pari, në integrimet, siç janë anëtarësimet në organizata të ndryshme. Tash këtë vit kemi anëtarësimin në organizatën e Interpolit dhe çdo kund është theksuar se Austria do ta mbështet Kosovën fuqishëm, jo vetëm me votën e saj po edhe me miqtë e saj. Kemi folur për anëtarësime të tjera si në UNESCO vitin e ardhshëm, po ashtu kemi marrë dëshmi të forta se Austria do t’i ndihmoj këtij procesi”, tha Pacolli.
Ndërkohë që ende zyrtarisht nuk ka ndonjë datë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit në rajon pa lëvizje të lirë në Evropë, kryediplomati kosovar ka shprehur besimin se kjo do të ndodhë deri në fund të këtij muaji.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne praktikisht deri në fund ashtu siç gjithmonë edhe e kemi thënë deri në fund të këtij muaji do të kemi datën ekzakte kur të rinjtë tanë, qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm pa viza. Kjo do të ndodhë këtë vit dhe një prej mbështetësve të fuqishëm është edhe Austria. Ne dje kemi pasur pas diskutim të posaçëm me kancelarin Kurtz dhe ai personalisht tha se do të angazhohet që çdo dilemë në këtë drejtim të eliminohet dhe Kosova të mbështetet fuqishëm. Sot kishim takime të ndryshme, patëm një takim me ish kancelarin dhe ai thotë se ne jemi duke e mbështetur Kosovën, ekziston vetëm një alternativë dhe ajo është hyrja e Kosovës sa më shpejt në shtëpinë e madhe evropiane”, tha Pacolli.
Ndërkohë që kah fundi i qershorit ose fillimi i korrikut pritet vazhdimi i dialogut me Serbinë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, Pacolli tha se presidenti Hashim Thaçi ka marrë mbështetjen për të udhëhequr procesin e dialogut me palën serbe.
“Shumë fuqishëm mbështetet edhe dialogu që do të filloj shumë shpejt mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti Thaçi ka marrë mbështetje të fort se ai duhet të dialogojë, ai duhet këtë proces ta udhëheqë deri në fund dhe unë e shoh një klimë shumë të favorshme dhe kam shpresa shumë të mëdha se kjo barrë e cila e rendon edhe Kosovën edhe Serbinë një herë e përgjithmonë duhet të eliminohet. Po e quaj kohë kur ajo do të ndodh do të jetë ma merr mendja deri në fund të këtij viti”, tha Pacolli.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se në ministrinë që ai drejton kanë krijuar komisionin task forcë, i cili do të vendosë në dy javët e ardhshme se kur do të aplikohet për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Pacolli ka folur edhe për njohjen e shtetit tonë, ku ka thënë se asnjëherë nuk janë ndalur duke kërkuar njohje te vendet që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, dhe shpreson të ketë njohje të reja, pa përcaktuar ndonjë emër konkret.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...