Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Shoqata “Autizimi”, kanë lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit, e cila për qëllim lehtësimin e realizimit të projektit për vetëdijesimin e personelit shëndetësor nëpër institucione shëndetësore për Çrregullimin e Spektrit të Autizimit, e zbatuar nga Shoqata “Autizmi” dhe organizata Save the Children in Kosova.
Sipas një njoftimi, marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe Nora Sherifi nga Shoqata “Autizimi”.
Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje është lidhur duke pasur parasysh situatat kur personat me autizëm ballafaqohen me probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
“SHSKUK do të bëjë lehtësimin, koordinimin e procesit të organizimit të sesioneve informuese nga Shoqata “Autizmi”. Seancat kanë të bëjnë me qasjen e personelit shëndetësor të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ndaj personave me autizëm. Sesionet informuese do t’i ofrohen personelit shëndetësor në Repartin e Pediatrisë dhe atë të Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftim.
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...