Zeka për udhëtimet e zyrtarëve: Çka lypin 20 veta me shku në delegacione?

13:31 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka kritikuar kërkesën e deputetëve për miratimin e Rezolutës për heqjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë.

Zeka ka thënë se këtë nuk e lejon të ndodh asesi Bashkimi Evropian e as ShBA-të, raporton arbresh.info.

Ai ka kritikuar me këtë rast zyrtarët shtetërore të cilët siç ka thënë po shpenzojnë para të buxhetit të Kosovës për udhëtime të panevojshme.

“Kryeministri dje ka nxjerrë një urdhëresë ku i urdhëron të gjithë ministrat që të bëjnë raport se ku po udhëtojnë e me kë po udhëtojnë. Ditën e premte kanë shkuar në kabinetin e kryetarit dhe nuk e kanë gjetur asnjë person në zyre sepse të gjithë kishin shkuar në lutjet e mëngjesit në Shqipëri. Çka lypin 20 veta me shku në delegacione?. Kush po udhëton nga një javë jashtë Kosovës me paret e buxhetit të Kosovës. Nuk ta lejon të hapet kufiri me Shqipërinë as BE, as SHBA. A e dëgjuat dje që Uashingtoni i dha urdhër Shqipërisë që të forcohet kontrolla e kufirit mes Kosovën. Nuk mundemi ne të bëjmë një veprim këtu që do të dëmtonte procesin e liberalizimit të vizave”, është shprehur Zeka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme