Veseli: Edhe na jemi Kosovë!

11:41 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar të ndalen kritikat dhe mbajtja e moralit se po thehet rregullorja nga ana e deputetëve në seancën e Kuvendit.

Veseli duke arsyetuar mosprezencën e Avokatit të Popullit të Kosovës në seancë kur po shqyrtohet raporti i këtij institucioni për vitin 2017  tha se edhe ata janë Kosovë dhe i dinë këto pjesë, shkruan arbresh.info.

“Çështja e udhëtimeve jashtë, pavarësisht konferencave që janë të rëndësishme aq më tepër kur ne si kolegë deputetë edhe pesë nënkryetar të Avokatit të Popullit i kemi, për me i qu për dy orë nga Shkupi me ardh në Prishtinë nuk do të kushtonte asgjë. Unë do ta ndali këtë pjesë, për t’i japur mundësi avokatit të Popullt që të vijë në seancë. Kush na pëlqen neve nuk e kritikojmë, kushj nuk na pëlqen e kritikojmë se spo na respekton. Shkupi me Prishtinën i ka një orë e gjysmë. Dy orë punë kanë qenë për të ardhur në Kuvendin e Kosovës pëe ta paraqitur një raport. Tre ditë konferencë e cila vazdon por të mos mbajë dikush moral brenda seancës se po thehet rregullorja. Edhe ne jemi Kosovë edhe ne i dimë këto pjesë. Kjo pjesë kalon për pikën e radhës”, është shprehur Veseli./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme