Google ADS

Deputetët e kërkojnë Avokatin e Popullit në Kuvend

11:13 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot seancë e cila është vazhdim i seancës së papërfunduar më 17 maj.

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017, është pika e pestë e rendit të ditës mirëpo deputetët kanë deklaruar se është i pakuptimtë shqyrtimi pa prezencën e Avokatit të Popullit në seancë.

Madje siç deklaruar deputetët kjo është hera e parë që shqyrtohet një raport i tillë pa prezencën e Ombudspersonit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme