Vetëm dy ministra prezent në seancë

10:45 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës së papërfunduar më 17 maj.

Si pikë e parë e rendit të ditës ishte votimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022 mirëpo kjo nuk ndodhi për shkak se deputetët kërkuan ende debat për këtë pikë, raporton arbresh.info.

Deputetët kanë kritikuar mosprezencën e kryeministrit Ramush Haradinaj në seancë.

Ndërkohë që as shumica e ministrave nuk janë të pranishëm sot në Kuvend.

Vetëm ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe ai i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi janë parë në ulëset e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme