Google ADS

Morena e dashuruar marrëzisht, bën tatuazh emrin e të dashurit miliarder

09:47 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Morena Taraku po komentohet shumë për lidhjen e saj private.

Ditën e djeshme asaj iu zbuluar dhe i dashuri i saj miliarder nga Tehrani, Sasha Sobhani ku u publikua fotoja nga ai dhe u hoq shumë shpejt.

U fol e u përfol shumë për jetën super luksoze që ai bën, madje iu publikuan dhe video të nxehta me femra tjera të cilat ai kohë më parë i kishte publikuar në rrjete sociale.

Sasha Sobhani është i biri i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

E duket se dashuria e madhe që ka Morena për të, jo vetëm që e ka shtyrë të shpërngulet në Turqi, por edhe t’i bëjë një dedikim atij.

Ka qenë një nga personat që ka realizuar tatuazhin, ai i cili ka ndarë me ndjekësit këtë fotografi në rrjetet sociale, ku shfaq tatuazhin e ri të modeles nga Peja.

Gjithashtu ajo dje ka realizuar dhe portretin e babit të saj, në njërin nga krahët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme