Gazetari rus Arkady Babchenko ka ndërruar jetë, pasi u qëllua pranë shtëpisë së tij në Kiev, raportojnë burime të policisë ukrainase.
41-vjeçari u gjet i mbuluar në gjak, në hyrje të banesës së tij, nga bashkëshortja dhe vdiq në një ambulancë, teksa po tentohej të transportohej në spital.
Arkady Babchenko kishte bërë një shkrim në vitin 2016, në lidhje me një aeroplan ushtarak rus, ndërsa që prej asaj kohe, kishte marrë kërcënime me vdekje, ndaj kishte zgjedhur të largohej nga Rusia.
Fillimisht gazetari 47-vjeçar u shpërngul në Pragë, ndërsa më vonë në kryeqytetin e Ukrainës, ku edhe punonte si prezantues në kanalin televiziv ART TV.
Ai ishte një kritik i hapur i Kremlinit, ndërsa autoritetet ukrainase dyshojnë se edhe ekzekutimi i tij ka qenë i porositur pikërisht nga Rusia.
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të p...
Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të ...