Bella Hadid shkëlqen në mbrëmjen e ‘Dior’

08:25 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Ajo është ‘vajza’ e veshjeve të markës Dior.

Bella Hadid u sigurua që të gjithë sytë të ktheheshin nga ajo në darkën e organizuar në prapaskenat e markës së njohur, shkruan arbresh.info.

Supermodelja 21 vjeçare, tregoj figurën e saj shik në një veshje elegante dhe me shumë stilt ë inspiruar nga moda parisiene.

Bella ishte kujdesur deri në detaj për dukjen e saj për paraqitjen në natën glamuroze të mbajtur në kryeqytetin Britanik.

E veshur në një veshje transparente të zezë që zbulonte këmbët e saj të gjata dhe pjesën e gjoksit, modelja dukej si një ikonë e vërtetë e modës.

Paraqitja e saj në Londër erdhi pasi që ajo u bë pjesë e kopertinës së revistës së njohur ‘Harper’s Bazaar’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme