Pronarët dhe adhuruesit e qenve me siguri shumë herë kanë pyetur përse ndonjë katërkëmbësh deri në rraskapitje bën gropa në tokë.
Njerëzit të cilët jetojnë në shtëpi dinë që ky aktivitet nuk është aspak argëtues, sepse qentë dinë të gropojnë edhe gjithë kopshtin
Këto janë pesë arsye përse qentë veprojnë kështu:
1. Argëtimi
Putrat e qenit janë të “dizajnuara” për gropime. Prandaj është logjike që do t’i përdorë për to. Gropimi shpesh u është vetëm argëtim, edhe pse shumicës së pronarëve kjo nuk u është aspak argëtuese.
2. Çlirimi nga monotonia dhe stresi
Bërja e gropave qenve u ndihmon që të nxjerrin nga vetja tepricën e energjisë dhe të mposhtin monotoninë kur pronari nuk u kushton kujdes të mjaftueshëm. Gjithashtu, gropat mund të jenë shenjë stresi të shkaktuar për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.
3. Projekti i qenit
Gropimi mund të konsiderohet edhe me projektin e qenit “bëje vetë”. Ai ndërton shtëpizën, në vendin në të cilin përkohësisht mund të futet në të nëse do të jetë ftohtë, nxehtë apo nëse dëshiron të fshihet nga diçka.
4. Plaçka
Nëse në kopsht keni urithë apo minj fushe edhe qenin i cili dëshiron që të kapin plaçkën e vet, mos u befasoni nëse kopshti juaj bëhet me shumë gropa.
5. Ikja nga kopshti
Qenve kopshti ndonjëherë u bëhet i vogël dhe tepër monoton, prandaj dëshirojnë të hulumtojnë jashtë tij. Disa qen i bëjnë gropat afër gardhit për të dalë jashtë, për të ngrënë diçka apo për të gjetur shoqëri të re, pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre.
© SYRI.net
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë