Nganjëherë njerëzit e konsiderojnë të obligueshme të thonë diçka për të disponuar të tjerët, ndërsa gjatë kësaj shpesh tingëllojnë si të krisur, nga pak pretendues apo sikur me qëllim po tentojnë që të lëndojnë personin tjetër.
Edhe pse qëllimet e tyre janë të sinqerta, nga gojët e tyre shpesh dalin gjëra të pakuptimta, sidomos nëse i drejtohen një femre të pamartuar apo ndonjërës pa të dashur.
Dorën në zemër, rrallë ndonjë femër dëshiron të dëgjojë rreth asaj se nuk është martuar ende ose së paku pse nuk ndodhet në një lidhje serioze, transmeton Telegrafi.
Qe lista e gjërave që një femër e pamartuar apo që nuk është në një lidhje serioze nuk dëshiron t’i dëgjojë nga goja juaj:
– Ti je aq e mrekullueshme/e bukur/e jashtëzakonshme. Pse je akoma vetëm?
– Mos u fokuso në kërkim të dashurisë, lëre le të vijë vetë.
– A po del nëpër vende ku mund të takosh meshkuj?
– Eja të të njoftoj me kushëririn/kolegun/dentistin…
– A e ke provuar këndin e njoftimeve?
– Ta kam zili, edhe unë do të dëshiroja të jem vetëm.
– Mos dil me këtë veshje se nuk u pëlqen meshkujve.
– Lutu që të të vijë dashuria!
– Mos zgjedh aq shumë!
– Shfrytëzoje kohën sa je vetë për të ndërtuar karrierë.
/Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...