Edon Zhegrova beson se “paraqitja e mirë” e skuadrës së Kosovës ishte ajo që qëndron prapa fitores së thellë 3 me 0 mbrëmjen e sotme (e martë).
Kosova regjistroi një fitore me rezultat të thellë në miqësoren vëllazërore të zhvilluar kundër Shqipërisë së Christian Panuccit në takimin e zhvilluar në Zyrich të Zvicrës, shkruan portali arbresh.info.
“Mendoj se të gjithë kemi bërë një paraqitje të mirë. Në fund ne u shpërblyem dhe e merituam”, ka thënë fillimisht Zhegrova për ‘SuperSport’ pas ndeshjes. “Jam shumë i lumtur që Challandes më ka dhënë mundësinë qysh në ndeshjen e kaluar”
“Jam i lumtur që përfaqësoj shtetin tim”
Zhegrova, i cili është i njohur ndryshe si “Messi i Kosovës”, ka realizuar tri gola brenda dy ndeshjeve që nga debutimi i tij me përfaqësuesen tonë dhe suksesin e tij ia dedikon të gjithë Kosovës.
“Suksesin ia dedikoj të gjithë atyre njerëzve që më përkrahin, të gjithë tifozëve, familjes time dhe të gjithë Kosovës”, shtoi ai.
Zhegrova realizoi golin e tretë dhe të fundit në fitoren e sotme duke mposhtur portierin Etrit Berisha nga një distancë prej 30 metra./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...