Challandes tregon çelësin e fitores së thellë 3 me 0 kundër Shqipërisë

22:29 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Challandes ka reaguar pas fitores impresive me rezultat të thellë 3 me 0 në miqësoren vëllazërore.

Kombëtarja e Kosovës mposhti me rezultat befasues skuadrën Shqipërisë dhe trajneri Bernard Challandes ka lavdëruar djelmoshat e tij për një paraqitje të shkëlqyer, shkruan portali arbresh.info.

“Fitorja 3 me 0 është shumë e mirë, por është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë tutje”, ka thënë Challandes për ‘Supersport’ pas ndeshjes. “Kemi shënuar tri gola, por kemi pasur edhe shumë shanse për të shënuar. Kjo do të thotë që jemi një ekip që jemi duke shkuar përpara”

“Qëllimi ishte që të luajmë me mbrojtje, por sonte i gjithë ekipi ka luajtur mirë”

“Kemi bërë një lojë me të vërtetë shumë të mirë, me top të parë dhe me top të dytë. Falënderojmë edhe lojtarët që kanë bërë një lojë shumë të mirë”

Ndryshe, fitorja ndaj kuqezinjve ishte e katërta radhazi për skuadrën e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme