Google ADS

Nusja e vrarë në Gjermani është nga ky fshat i Istogut, detaje të reja nga kjo tragjedi

22:22 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

30 vjeçari nga Anton B., dyshohet se dje në mbrëmje e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, 30-vjeçare Emine Abazi në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.

Përveç vdekjes së Eminës, Antoni po ashtu dyshohet që e ka plagosur edhe një shoqëruese të bashkëshortes së tij gjatë ngjarjes, shkruan “Bild” në Gjermani, transmeton Indeksonline.

Viktima e cila mbeti e vdekur në vend, sic mëson Indeksonline është nga fshati Drejë i komunës së Istogut.

Hetimet e para thonë që shkak për vrasjen ishte një grindje mes çiftit, që i përkisnin komunitetit ashkali.

Siç raporton e përditshmja gjermane, Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku.

Ndonëse ishin çift tash e shtatë vite, thuhet se çifti qe një kohë të gjatë kishin mosmarrëveshje mes vete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme