Të gjitha të drejtat që ka Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë

20:50 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Pas trazirave të Marsit disa nga objektet fetare ortodokse mbetën të dëmtuara. E këto ishin përdorur si kundër-argumente nga pala serbe për të kundërshtuar anëtarësim e Kosovës në UNESCO.

Por jo vetëm kaq , serbët para se të shpallej pavarësia e Kosovës kishin vënë kushtet e tyre që më pas u panë të pranishme në Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës i dalë një vit para shpalljes së pavarësisë.

E duke qenë se ishte shumë e rëndësishme për Kosovën të shpallej shtet i pavarur ato u pranuan.

Që nga ajo kohë kishat ortodokse gëzojnë goxha të drejta.

Në aneksin V të këtij propozimi për Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore janë të futura një numër jo i vogël i të drejtave të Kishës Ortodokse në Kosovë .

Këtyre u mundësohet mbrojtja dhe gëzimi i të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve të veta, ashtu siç parashikohet me këtë Aneks.

Si fillim Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe në Kosovës, duke përfshirë manastiret,

kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare si pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.

Kosova garanton që prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe asetet tjera të Kishës

Ortodokse Serbe, do të jenë të paprekshme dhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë do të ketë liri të plotë veprimi në menaxhimin e pronës së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në

Tek neni 2 , pika 2.1 thuhet se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovës do të jetë e lirë të pranojë donacione dhe të përfitojë nga përkrahja tjetër nga çdo institucion brenda ose jashtë Kosovës. Këto donacione do të jepen në mënyrë plotësisht transparente.

Më pas specifikohet se Kosova do t’i ofrojë Kishës Ortodokse Serbe privilegje doganore dhe tatimore, krahas atyre privilegjeve të cilat i gëzojnë të gjitha fetë në Kosovës.

E kur flitet për sigurinë Kishës Ortodokse Serbe, manastireve, kishave dhe objekteve tjera fetare dhe kulturore saj të rëndësisë së veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do t’i ofrohet siguria e nevojshme.

E përgjegjësia në këtë rast është e Policisë dhe e misioneve të huaja në vend.

Kisha ortodokse gëzon mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “Zonave të Mbrojtura”.

E në këtë dokument specifikohet se aktivitetet e reja në fushën e ndërtimit ose zhvillimit industrial ndalohen ashtu siç ndalohet të bëhet biznes përreth kishës ortodokse .

Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb .

E si Zonat të mbrojtura llogaritën Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës,

Kisha e Shpalljes së Virgjëreshës, Manastiri i Deviçit, Skenderaj si dhe 13 monumente tjera ortodokse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme