Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është shtet stabil dhe nuk ka nevojë për UNMIK-un.
Hoxhaj tha se ky mision duhet të mbyllet, dhe buxheti i tij të alokohet në fusha ku me të vërtetë ka nevojë për mbështetje.
“Në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve, shpreh mirënjohjen për trupat e Kombeve të Bashkuara për kontributin në ndërtimin e Kosovës demokratike dhe miltietnike. Paqeruajtësit nevojiten në zona konflikti, por qëndrimi i UNMIKut në Kosovë është tashmë i panevojshëm meqë vendi ka stabilitet të qëndrueshëm. Misioni i UNMIKut duhet të përfundohet dhe buxheti i tij të alokohet diku tjetër”, shkroi Hoxhaj në Twitter, pikërisht në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve.
Hoxhaj që një kohë të gjatë ka qenë i zëshëm duke lobuar për përmbylljen e misionit të UNMIK’ut, pasi që sipas tij, Kosova nuk ka nevojë më për mision paqeruajtës të këtij karakteri.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës