Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, ka dhënë sot deklaratë në Polici, në Njësitin për Krime, në cilësinë e të dëmtuarit lidhur me rastin që ndodhi në Kuvendin e Kosovës më 18 maj të këtij viti. Ndërkaq, në cilësinë e të dyshuarit pritet të merret në pyetje deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, si dhe deputeti i AAK’së, Gani Dreshaj.
Deputeti Xhavit Haliti dyshohet për veprën penale të sulmit, ndërkaq Dreshaj për atë të kanosjes. Lajmin e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
“Sot në Polici është marrë në pyetje i dëmtuari Arben Gashi, ndërkaq Xhavit Haliti në cilësinë e të dyshuarit ende nuk është marrë në pyetje meqenëse gjendet jashtë vendit. Do të merret në pyetje edhe Gani Dreshaj, nën dyshimin se i është kanosur të dëmtuarit. Ky i fundit pritet të intervistohet nesër”, tha Beka për KALLXO.com.
Kryeprokurori i Prishtinës theksoi se rezultatet e hetimit ende nuk kanë arritur në Prokurori meqë ende nuk është kompletuar lënda hetimore.
Xhavit Haliti dhe Arben Gashi ishin fjalosur në Kuvend në një seancë, ndërsa një ditë më vonë Haliti kishte shtyrë Gashin në një përplasje fizike që për pak sa nuk u kthye në rrahje.
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja