Zbulohet e vërteta mes Dua Lipas dhe Marco Asensios

19:24 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Dua Lipa dhe Marco Asensio është përfolur se kanë kaluar një natë së bashku pas finales së Ligës së Kampionëve në Kiev.

Sipas një raporti nga ‘CNN’ i Turqisë, këngëtarja kosovare ka ndarë shtratin me yllin spanjoll Marco Asensio të ‘Los Blancos’ pas triumfit të tyre në kompeticionin më të madh evropian, transmeton portali arbresh.info.Megjithatë, Dua Lipa ka hedhur poshtë kështu thashetheme duke thënë se kjo nuk ka ndodhur, madje duke shtuar se nuk do t’ia falte kurrë menaxheri i saj që është një tifoz i skuadrës angleze.

“As nuk e kam takuar madje Marco Asension dhe duket e pamundur që do të ndodhte pasi menaxheri im është një tifoz i Liverpoolit dhe nuk do më falte asnjëherë”, ka shkruar Dua në rrjetin social Twitter.

22-vjeçarja performoi në stadiumin Olimpiyskiy para fillimit të ndeshjes së madhe duke kënduar këngën e saj “New Rules” që tashmë ka arritur miliarda shikime në YouTube./arbresh.info/

https://twitter.com/DUALIPA/status/1001503522020618240

Të ngjashme