Dëgjojmë shpesh njerëz të cilëve u del gjak nga hundët, dhe mund t’i ketë ndodhur secilit prej nesh. Ndërsa shumica e rasteve nuk janë shqetësuese, ka disa herë në të cilat na gjakosen hundët si pasojë e një problemi tjetër shëndetësor me trupin tonë.
Ja çfarë mund ta shkaktojë rrjedhjen e gjakut nga hundët.
Kur gjaku është pasojë e një problemi shëndetësor
Sëmundja e veshkës, sëmundja e mëlçisë, konsumimi i rregullt i alkoolit, apo të tjera çrregullime shëndetësore mund të mos e lejojnë gjakun të mpikset, duke shkaktuar daljen e tij nga hunda. Nëse kjo ju ndodh shpesh dhe me shumë denduri, bëni mirë të bëni një kontroll të përgjithshëm; nuk i dihet çfarë mund të jeni duke kapur në kohë.
Të tjera çrregullime që mund të shkaktojnë daljen e gjakut nga hundët janë hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut), shtrëngimi i zemrës, si edhe kriza e hipertensionit, kur befas presioni i gjakut ngrihet drastikisht brenda pak çastesh. Ankthi gjithashtu mund të shkaktojë gjakosjen e hundëve, sipas Shoqatës Amerikane për Zemrën.
Ajri i thatë
Ajri i thatë mund të shkaktojë tharjen e mureve të hundës, duke bërë që ajo të çahet dhe të lëshojë gjak. Ndaj, nëse përdorni një losion që krijon lagështirë në hundën tuaj, gjatë natës, për ta mbrojtur atë nga tharja e ajrit. Ajri thahet nga ngrohëset në ambiente të mbyllura, apo i ftohti jashtë.
Mund të shkaktohet edhe nga disa ilaçe që mund të jeni duke marrë
Ilaçet antikoaguluese (që hollojnë gjakun), si aspirina, qetësuesit për dhimbjen, mund të shkaktojnë rrjedhjen e gjakut nga hundë. Këto ilaçe ndryshojnë aftësinë e gjakut për t’u mpiksur, ndaj në këto raste mos u çudisni nëse ju del gjak nga hundët.
Kur duhet të drejtohemi tek mjeku?
Nëse gjakosja e hundëve ju ndodh më shpesh se një herë në javë, ju duhet të shkoni patjetër tek mjeku. Përveçse kur jeni duke marrë mjekime që hollojnë gjakun (antikoagulues), kjo duhet kontrolluar pasi mund të jetë shqetësuese. Ato mund të jenë shenjë e një çrregullimi serioz shëndetësor. /Telegrafi/
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...