Google ADS

Nis takimi Thaçi-Kurz

18:00 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Austri, sapo ka nisur takimin me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Gjatë ditës, Zyra për Informim ka bërë të ditur se në këtë takim do të bisedohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Para takimit me kancalarin Kurz, presidenti Thaçi ka takuar ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme