Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se largimi i Andres Iniestas nga klubi ka lënë një hapësirë të madhe në skuadër.
Ish kapiteni i gjigantit katalunas u largua javën e kaluar nga Barcelona duke nënshkruar me skuadrën japoneze në J-League, Vissel Kobe, transmeton portali arbresh.info.Messi ka pranuar se atyre do t’iu mungoj mesfushori, i cili shijoi sezonin e tij të fundit në klub pasi fituan titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.
“Nuk do të jem vetëm unë që do më mungoj, ai do t’i mungoj të gjithë botës së futbollit. E vërteta është se ai do të lë një hapësirë të madhe”, ka thënë Messi për ‘Pasion Futbol’.
“Do të jetë e vështirë për të zëvendësuar atë”
Iniesta u largua nga klubi në Camp Nou pas 22 viteve qëndrim./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...