Putin dhe Erdogan kanë diskutuar për çështjen siriane përmes telefonit

16:15 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Putin dhe Erdogan kanë diskutuar për çështjen siriane përmes telefonit

Presidenti turk Erdogan i ka telefonuar presidentit rus Putin për të diskutuar rreth çështjes së Sirisë, transmeton arbresh.info.

Erdogan dhe Vladimir Putin njoftohet se shprehën kënaqësi me përparimin në projektet e tubacionit bërthamor të Akkuyu dhe të tubacionit turk.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e përdorimit të monedhave vendase.

Të dy udhëheqësit vunë në dukje rëndësinë e arritjeve përmes procesit të Astana, duke theksuar se është e nevojshme që qeveria siriane dhe opozita të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të sigurojnë që procesi të vazhdojë në kuadër të kornizës së OKB-së.

Erdogan përsëriti kundërshtimin e Turqisë për përfshirjen e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të lidhura me PKK në procesin politik, raportoi Daily Sabah./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme