Numri i shqiptarëve rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i kalon të 26 mijët, thonë shifrat zyrtare nga ishulli. Këto shifra tregojnë kështu më së miri gjendjen reale të emigrantëve shqiptarë në Britani, pasi sinjalizojnë se, pjesa dërrmuese qëndrojnë me dokumente jo të rregullta.
26 mijë është një shifër relativisht mjaft e vogël po të kemi parasysh faktin se, Britania është një ndër vendet më të preferuara nga shqiptarët, e sidomos të rinjtë që janë në kërkim të një pune, shkruan scan.tv.
Britania është gjithashtu një prej vendeve simbol të kalimit ilegal të kufijve, sidomos në perceptimin e shqiptarëve. Gjithsesi, shifrat zyrtare flasin për vetëm 26 mijë shqiptarë rezidentë në Mbretëri. Ndër kombësitë më të numërta në Britani, shqiptarët renditen të 44-tit, një renditje kjo aspak e zakonshme për shqiptarët në drejtim të emigrimit, duke qenë se jemi mësuar të kryesojmë gjithmonë të tilla lista.
Faktin që shifrat nuk tregojnë aspak numrin real të shqiptarëve në Mbretëri e vërteton edhe shifra e shqiptarëve të Kosovës, të cilët zyrtarisht nuk i kalojnë 1000 personat.
Numri i lartë i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm flet edhe për mënyrën e tyre të jetesës, pasi mungesa e dokumenteve përkthehet në përjashtim automatik nga shërbimet publike bazë, si p.sh. shëndetësia.
Në vend të parë në Mbretëri renditen polakët me rreth 1 milionë, dhe në vend të dytë, ngjiten për të parën herë rumunët me 411 mijë.
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...