Haxhiu: I papranueshëm degradimi i Kuvendit nga Veseli e Haradinaj

10:42 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e ka quajtur të papranueshëm degradimin e Kuvendit nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Haxhiu përmes një statusi në Facebook ka thënë se të dy këta i caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë:

I papranueshëm degradimi i Kuvendit nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Të dy këta, e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”.

Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit ndërsa sot jemi në fund të muajit maj.

Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e neserme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe ky është precedent i rrezikshëm.

Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë!

Nëse Haradinaj nuk e ka kuptuar ende se Kosova është pa Qeveri, atëherë le të kërkojë mocion votëbesimi në Kuvend.

Një ditë më pak për Qeverinë e pakicës, një ditë më shumë për Republikën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme