Juristi i njohur, Vigan Qorrolli, në Interaktiv të KTV-së, tha se çështja e liberalizimit të vizave është proces i ndërlidhur me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Institucionet e BE-së bashkëvendësin dhe kështu në qershor do të bëhet një bilanc i plotësimit të kritereve për liberalizim vizash për Kosovën. Demarkacioni ka përfunduar, dhe tani është sundimi i ligjit. Aty flitet se duhet të arrihet një nivel i kënaqshëm i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm ngritja e aktakuzave nuk mjafton për të kënaqur kërkesat e BE-së. Duhen aktgjykime të formës së prerë dhe të provohet se dikush ka qenë i përfshirë në krim e korrupsion. Në Kosovë ka krim e korrupsion, i cili duhet të luftohet”.
EULEX-i, sipas Qorrollit, ka bërë të njëjtat gabime sikurse UNMIK-u.
“Ai është përkujdesur në radhë të parë për stabilitetin politik. Shumica e shefave kanë qenë ose politikanë, ose gjeneralë të ushtrisë. Kur kanë raportuar ata në Bruksel, kanë folur për stabilitetin politik në Kosovë, por asnjëherë për strategji gjithëpërfshirëse që do ta bënin Kosovën vend të qëndrueshëm në raport me drejtësinë”, theksoi ai.
Misioni i ri, sipas tij, do të jetë në kuadër të Zyrës së BE-së dhe do të ketë një ndërlidhje me krimet e luftës.
Qorrolli tha se gjyqtarët e Kosovës po merren tash e sa kohë me raste të krimeve të luftës e korrupsionit, por “në shumicën e rasteve japin vendime që prishen nga instancat më të larta”.
“Megjithatë, besoj se gjyqësia ka burra dhe gra shumë të ndershëm dhe misioni i tyre fisnik duhet të jetë patriotizmi në këtë vend. Atë që po dështon ta bëjë politika, duhet ta bëjë gjyqësia”, u shpreh Vigan Qorrolli, njohës i çështjeve të drejtësisë.
Duke folur për moszgjidhjen e tij si gjyqtar i kushtetueses, Qorrolli tha se ka qenë vullnet i tij për të punuar në të mirë të vendit.
“Nga 4 nëntori 2017, Kuvendi ka dështuar me zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues. Unë kam shpresuar se si një i ri, do të mund të kontribuoja në gjyqësinë kushtetuese për çka edhe jam shkolluar në perëndim”, tha Qorrolli./Koha.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...