Lekaj: Opozita ka veç fjalë boshe, andaj po e vazhdojmë punën

23:47 | 28 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur për deklaratat e opozitës, se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të rrëzohet së shpejti.
“Që 8 muaj kanë thënë se kjo qeveri do të bie, por ne po e vazhdojmë punën”, është shprehur Lekaj në KTV.

“E përsëris se kjo opozitë nëse i ka numrat le ta rrëzojë qeverinë. Por opozita s’ka kauzë, as hapësirë kritike, pos fjalë boshe andaj po e vazhdojmë punën”, ka shtuar ai.

“Qeveria e ka shumicën parlamentare. I ka mbi 70 deputetë që e mbështesin qeverinë dhe ne po e kryejmë punën tonë”, ka thënë Lekaj.

“Qeveria po funksionon si duhet, por opozita duhet të ndërrojë fjalorin”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme