Mesditen e së hënës policia e Shkodrës njoftoi se një 47 vjeçar ishte gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në fshatin Barbullush.
Po sipas policisë në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Por të afërmit e Ardian Kallamit pretendojnë krejt të kundërtën.
Ata thonë se blutë e Shkodrës e kishin shoqëruar viktimën të shtunën pasi dyshonin se kishte vjedhur banesën e një fqinji
“Është arrestu të shtunën nga policia, dhe emqe e ka masakrua policia e kanë cçuar në burgun e Shkodrës”.
Sipas tyre 47 vjeçari Kallami ishte marrë për herë të dytë në komisariat dhe pasi është kthyer në shtëpi i ka dhënë fund jetës.
Familjarët tregojnë se ai kishte shenja dhune në fyt madje japin edhe emrat e policëve që dyshojnë se kanë goditur viktimën.
“Më tha ai shefi ai Federiku më ka goditur. Ai me gojë të vet i tha poliict pse më kini rrah?”
Të afërmit e Ardian Kallamit kërkojnë hetim të plotë të ngjarjes. /abcneës.al
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren