Në Prizren sot është nënshkruar marrëveshja për hartimin e planit për revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesit Special të BE-së, Komunës së Prizrenit, Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe OJQ “Ec Ma Ndyshe”, bën të ditur MKRS.
Marrëveshja parasheh realizimin e projektit në përputhje dhe duke përmbushur objektivat e Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (2017 – 2027) dhe ka për qëllim hartimin e një dokumenti strategjik për menaxhim dhe mirëmbajtje të trashëgimisë kulturore, dhe rikthim të qëndrueshëm dhe integrim të komunitetit lokal nëpërmjet zhvillimit ekonomik; Përgatitjen e projekteve preliminare për restaurimin e 14 ndërtesave të trashëgimisë kulturore në rrugën Marin Barleti; Përgatitje e projektit preliminar të dizajnit urban për rrugën Marin Barleti, që përfshin aspektet teknike dhe mobilerinë urbane.
Ministri Kujtim Gashi i cili nënshkroi në emër të MKRS-së, vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes shumëpalëshe bëhet konfrom zbatimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe në përputhje me obligimet dhe detyrat zyrtare. “Me rastin e nënshkrimit të letrës së marrëveshjes po tregojmë qartë vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të ndërmarrë disa veprime konkrete për Qendrën Historike të Prizrenit”, tha ministri Gashi.
“Në zbatim të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe unë si ministër, në vazhdimësi kemi qenë të angazhuar për procesin e inventarizimit dhe dhënies së statusit të mbrojtjes së përkohshme për asetet e trashëgimisë kulturore, ndërmarrjes se masave preventive-intervenime emergjente, por edhe siç edhe mund të jeni në dijeni ne kemi zbatuar edhe shumë projekte kapitale në QHP”, tha ministri.
Ministri ka njoftuar për veprimet që kanë ndërmarrë MKRS-ja për trajtimin, konservimin dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë si dhe rritjen e buxhetit në këtë sferë.
“Në vitin që lamë pas janë trajtuar 21 ndërtesa nga ana e QRTK-së në Prizren si institucion në vartësi të MKRS-së, kurse gjatë këtij viti kanë filluar së zbatuari edhe dhjetëra projekte konservuese-restauruese në QHP; QRTK e Prizrenit ka në dispozicion rreth 1 milion euro për ndërhyrje restauruese konzervuese si dhe intervenime emergjente per QHP-në”, është shprehur ministri Gashi, duke theksuar faktin se me të marrë detyrën si ministër e ka shumëfishuar buxhetin për QHP-në në përputhje me kërkesat dhe nevojat kjo qendër.
Ministri tha ndër të tjera se MKRS ka mbështetur financiarisht shoqërinë civile në përgatitjen e Planit të Menaxhimit per QHP-në “Unë si ministër i MKRS- së, e vlerësoj lart gatishmërinë e palëve të përfshira në këtë proces, në këtë rast zyrës së BE-së, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar si dhe Komunës së Prizrenit për nënshkrimin e kësaj letër marrëveshje, por dua ta potencoj faktin se duhet patjetër që së shpejti ta nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit ku do të definoheshin qartë të gjitha detyrat dhe përgjegjësit e secilit institucion veç e veç duke marrë për sipër obligimet dhe barrën që na takon”, ka thënë për fund ministri Gashi.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut